Muja gol historik, vlerësohet me notë të lartë

Futboll

Muja gol historik, vlerësohet me notë të lartë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:30
Arbnor Muja

Arbnor Muja në historinë e Antwerpit si autori i golit të parë të realizuar nga skuadra belge në fazën e grupeve të Championsit, ku merr pjesë për herë të parë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi në minutën e tretë, me një goditje të fortë dhe të saktë brenda zonës, pasi shmangu me zgjuarsi një mbrojtës.

Në fakt, goli ishte vetëm një element i një performance të shkëlqyer të 24-vjeçarit shqiptar, i cili qëndroi në fushë deri në minutën e 88-të.Nga tri driblime të tentuara, sulmuesi kuqezi ia ka dalë ta driblojë kundërshtarin në të gjitha rastet, ndërsa në katër duele ka dalë fitimtar në tri raste.

Pavarësisht një performance personale mjaft të mirë, Muja doli i zhgënjyer nga fusha pasi Antwerpi u mposht me përmbysje 2-3, ndërsa në shtesë Alderwierled humbi një 11-metërsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat