Trajneri i Ismajlit dhe Shpendit: Do të isha i lumtur edhe nëse fitoja duke luajtur keq

Futboll

Trajneri i Ismajlit dhe Shpendit: Do të isha i lumtur edhe nëse fitoja duke luajtur keq

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:20
Aurelio Andreazzoli

Trajneri i Empolit, skuadër ky luajnë dy lojtarë “kuqezi” Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, Aurelio Andreazzoli, ka thënë në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Udineses se i intereson vetëm rezultati në këtë përballje.

Ai theksoi se nuk mendon vetëm për lojën e bukur dhe se do të gëzohej edhe nëse fitojnë në një lojë jo shumë të mirë.

“Rezultati është sigurisht ilaçi për gjithçka, por pothuajse gjithmonë rezultati është i ndërlidhur me paraqitjen.

Do të isha i lumtur edhe nëse fitoja duke luajtur keq. Theksi duhet të jetë te rëndësia e ndeshjes dhe tri pikëve.

Ne do të përpiqemi për t’u përmirësuar, si gjithmonë”-tha tekniku i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat