YB nga Bernë luajti në Beograd kundër Cërvena Zvezdës dhe huliganëve serbë, përkrahës të terroristëve

Futboll

YB nga Bernë luajti në Beograd kundër Cërvena Zvezdës dhe huliganëve serbë, përkrahës të terroristëve

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:10
Pankarta e turpit

Skandali me i ri qe ka shokuar sot Evropën dhe Zvicrën janë tifozët dhe huliganët serbë në Beograd në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes YB dhe Cërvena Zvezdës. 

Huliganët serbë në stadium përkujtuan terroristët që kryen një sulm në Kosovë javën e kaluar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

“Vritni Shqiptarët”, kane brohoritur vazhdimisht nga tribuna huliganet serbë, përkrahësit e terroristëve! Pritet reagimi i UEFA dhe FIFA me sanksione

Barazimi 2-2 i Bernës në Beograd u shoqërua me një fushatë të pakëndshme politike. Sulmuesit ndaj policëve të Kosovës më 24 shtator janë nderuar në kurbën e tifozëve të Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Rreth dy javë më parë, një grup ekstremistësh serbë kryen një sulm fatal ndaj policisë në fshatin Banjska të Kosovës.

Mjedisi ndërkombëtar reagoi me shqetësim ndaj ngjarjeve.

Zvicra e përshkroi atë si një « sulm të urryer. Eksponentët serbë, si Novak Gjokoviq, nuk u distancuan nga aksioni i terroristëve serbë, Gjokoviqi në vend të kësaj vajtoi kriminelët serbë.

Ligës së Kampionëve (e martë dhe e mërkurë) janë ende duke u hetuar. Asnjë koment nuk do të bëhet për asnjë çështje derisa të përfundojë ky proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat