Ancelotti: Osasuna, ekip që mbrohet mirë

Futboll

Ancelotti: Osasuna, ekip që mbrohet mirë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:24
Ancelotti

Real Madridi do të presë Osasunën këtë të shtunë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të La Ligas.

Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, mendon se skuadra duhet të luajë shpejt, duke marrë parasysh cilësitë e ekipit që ka përballë.

Tekniku italian u ndal të flasë edhe për fenomenin e racizmit, i cili ka prekur jo pak sulmuesin e “galaktikëve”, Vinicius Jr.

“Kemi mungesa për këtë sfidë. Alaba nuk është i gatshëm por mund ta zëvendësojmë më Tchouameni ose Mendy.

Duhet të luajmë shpejt pasi përballë kemi një ekip që mbrohet shumë mirë si Osasuna.

Janë gjithashtu të rrezikshëm edhe në kundërsulme. Racizmi? Jam shumë i irrituar, këtu po përpiqen të devijojnë sulmet.

Viktima është Vinicius. Nuk e kuptoj pse mediat po kërkojnë të fshehin të vërtetën“-tha ai.

Real Madridi do të kërkojë fitoren e radhës këtë të shtunë kundër Osasunas, në mënyrë që të konsolidojë pozitat në vendin e parë të La Ligas. Madrilenët në tetë javët e para kanë arritur të grumbullojnë 21 pikë duke marrë shtatë fitore dhe një humbje/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat