Albion Rrahmani kontribuon me asistim në fitoren e Rapidit

Futboll

Albion Rrahmani kontribuon me asistim në fitoren e Rapidit

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:48
Albion Rrahmani

Rapid Bukureshti u kthye sonte te fitorja në Liga 1 të Rumanisë duke mposhtur Poli Iasi, teksa Albion Rrahmani ishte kontribuues me një asistim.

Ndeshja e zhvilluar në “Superbet Arena” përfundoi me rezultatin 3:2.

Rrahmani ishte asistues i golit të i shënuar nga Alexandru Ionita (22’).

Për sulmuesin ishte ky asistimi i tij i dytë këtë sezon.

23-vjeçari kishte mundësi të shënohej edhe në listën e golashënuesve, por e humbi një penallti në fundin e pjesës së parë (45+4’).

Kësisoj, Rrahmani mbetet në kuotën e gjashtë golave në elitën e futbollit rumun.

Ndryshe, Rapidi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat