Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare gruaja e Alex Ferguson

Futboll

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare gruaja e Alex Ferguson

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:17
Lady Cathy Ferguson e Alex Ferguson

Ka ndërruar jetë Lady Cathy Ferguson, gruaja e ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Alex Ferguson.

Familja Ferguson e konfirmoi lajmin në një deklaratë të lëshuar të premten pasdite, duke kërkuar privatësi në këtë moment zie.

Cathy ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes në shtëpinë e çiftit në Cheshire. Sir Alex, 81 vjeç, u takua për herë të parë me Lady Cathy në vitin 1964 kur dyshja punonin në një fabrikë makinash shkrimi.

Ata u martuan dy vjet më vonë më 1966.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat