Reali më shumë mungesa

Futboll

Reali më shumë mungesa

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:24
Ancelotti

Real Madridi do të përballet me Osasuna-n të shtunën dhe nëse regjistron fitore do të hyjë në pushimin ndërkombëtar si lider në La Liga.

Megjithatë, fitorja nuk vlerësohet të jetë lehtë e arritshme duke marrë parasysh mungesat te “Los Blancos”, sidomos në fazën e mbrojtjes.

Eder Militao është jashtë fushës për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit, Naço Fernandez është I pezulluar për tri ndeshje, ndërsa David Alaba mori pjesë në stërvitje të kufizuar, por nuk do të jetë i gatshëm për lojë. Kësisoj, Ancelotti ka vetëm një qendërmbrojtës natyral të gatshëm, Antonio Rudigerin.

Trajneri Italian tha se Ferland Mendi dhe Aurelien Tçouameni janë opsionet për të luajtur përkrah Rudigerit në qendër.

“Alaba nuk ndihet 100% dhe nuk do të luajë. Opsionet që kemi janë Mendi, Tçouameni…

Ju do ta dini më vonë, por unë e di sot. Mendoj se mund të përshtatemi, do të përshtatemi mirë. Si gjithmonë, mbrojtja është detyrë për të gjithë ekipin dhe nuk do të varet nga individët.

Shqetësimi për ndeshjen nuk është ky, është një tjetër, që ne luajmë kundër një kundërshtari shumë të mirë, i cili është shumë mirë i organizuar”, deklaroi Ancelotti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat