Batatina: Kjo do të thotë shumë për karrierën time

Futboll

Batatina: Kjo do të thotë shumë për karrierën time

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:11
Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është zgjedhur në mesin e trajnerëve nga FFK për tu pajisur me licencën UEFA Pro.

Kjo është licenca më e lartë që jepet për trajner nga UEFA.

Batatina prej shumë vitesh është në krye të Llapit, ku ka arritur edhe suksese të mëdha, duke fituar dy herë Kupën e Kosovës.

Këtë hap në karrierë, Batatina e sheh si shumë të rëndësishëm dhe për këtë ka folur për Telegrafin. “Po është e vërtetë që do nis kursin për t’u pajisur me licencën UEFA Pro. Jam përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës për të filluar me kursin. Kjo është një tjetër nismë e re për ngritjen time në karrierën sportive”.

“Po realisht kjo do të thotë shumë për karrierën time pasi trajnime të tilla e ngritin nivelin tim si kryetrajner. Mendoj që sukseset me Llapin kanë qenë determinuese për të vazhduar trajnimin e pajisjes me licencën UEFA Pro”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat