Mediet spanjolle: Po punohet për rikthimin e Messit në Barcelonë

Futboll

Mediet spanjolle: Po punohet për rikthimin e Messit në Barcelonë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:16
Lionel Messi

Tashmë kanë nisur zërat për një rikthimi të mundshëm të Lionel Messit në ish-klubin e tij, Barcelona.

Me Inter Miami që mund të dështojë të sigurojë pjesëmarrjen në play-off-in e MLS-së, kjo do të thotë që asi argjentinas mund të largohet nga klubi amerikan katër muaj para fillimit të sezonit të ri.

Messi kërkon të luajë sa më shumë në mënyrë që të jetë në formë sa më të mirë për të ndihmuar Argjentinën në kualifikimet e Kupës së Botës.

Sipas medieve të huaja, tashmë është duke u diskutuar një rikthim në “Camp Nou”.

Madje, thuhet se kampioni i Botës me Argjentinën mund të rikthehet në klubin e tij të zemrës në formë huazimi, edhe pse siç raportohet, Barça ende nuk ka kontaktuar me kampin e lojtarit.

Ndërkohë, eksperti i transferimeve Rudy Galetti, ka raportuar se edhe Arabia Saudite është një opsion i mundshëm për Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat