Pezullohen

Futboll

Pezullohen

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:07
PSG

Paris Saint Germain ka reaguar pasi katër futbollistët e tyre janë përjashtuar për një ndeshje. Sipas asaj që ka raportuar gazeta,  L’Equipe, Ligue 1 ka konfirmuar se katër lojtarë të Paris Saint-Germain janë pezulluar me një ndeshje për shkak të përfshirjes së tyre në thirrjet homofobike.

Katër lojtarët në qendër të vëmendjes janë Randal Kolo Muani , Ousmane Dembele , Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa . Gjatë një ndeshjeje kundër Marseille në Parc des Princes, tifozët e PSG-së u dëgjuan duke përdorur thirrje kundër homoseksualëve.

Pjesë e kësaj ishin edhe disa lojtarë të PSG-së. Si rezultat, LFP u ka dhënë atyre pezullime me një ndeshje duke filluar nga 10 tetori. Plus, ata kanë mbyllur tribunën e Auteuil në Parc des Princes për dy ndeshje.

Për këtë ka reaguar edhe PSG, e cila e ka konsideruar se një masë të tepruar.

“Klubi shpreh keqardhje që Komisioni Disiplinor ka zgjedhur një masë të tepruar dhe kolektive, e cila ka të ngjarë të minojë punën e dialogut dhe parandalimit të ndërmarrë nga klubi me shoqatat, institucionet dhe tifozët”.

Futbollistët po ashtu kërkuan falje në rrjetet sociale: “Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e gjesteve dhe fjalëve tona në publik, veçanërisht tek të rinjtë që ëndërrojnë të shikojnë një ndeshje futbolli.

Na vjen keq sinqerisht për fjalët që nuk duhet të kishim thënë dhe dëshirojmë të kërkojmë falje. Në të ardhmen do të bëjmë çmos që të jemi edhe më shembullorë”, – shprehen ata në një deklaratë të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat