Reagon Roma

Futboll

Reagon Roma

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:35
Jose Mourinho

Reagon Roma!

Së fundmi në Itali është raportuar për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Jose Mourinho nëse nuk do ia dalë të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Cagliari-t, këtë të dielë.

Megjithatë “Ansa” thekson se burime pranë klubit “verdhekuq” bëjnë me dije se këto lajme janë të rreme, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë kontakt mes Romës dhe ish-trajnerit të Gjermanisë, Hasni Flick.

Roma është duke kaluar një moment krize, ndërsa pas shtatë javëve kampionat renditet në vend të 13-të me tetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat