Pogbas i ndalohet t’i afrohet qendrës stërvitore të Juventusit

Futboll

Pogbas i ndalohet t’i afrohet qendrës stërvitore të Juventusit

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:41
Pogba

Karriera e Paul Pogbas u rrënua së fundmi.

Ylli francez rezultoi pozitiv në testin e dopingut, ndërsa kjo iu konfirmua edhe në analizat e reja që iu bënë atij, që e konfirmuan rezultatin paraprak.

Kjo ka bërë që Juventusi të mendojë t’ia shkëpusë kontratën ish-futbollistit të Manchester Unitedit.

Madje, ai pritet të dënohet dhe të suspendohet rëndë nga UEFA dhe nga FIFA.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, përfaqësuesit të deritashëm francez i është ndalur aksesi në qendrën stërvitore të Juventusit dhe mesfushori nuk do të ketë të drejt të ketë kontakte me punonjësit e klubit italian.

Është mëkat që një lojtar i kalibrit të Pogbas, dikur njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, të vijë në këtë pozitë.

Ai gjatë verës që shkoi kishte oferta të majme nga Arabia Saudite, por preferoi të qëndronte në Torino për ta treguar veten pas një viti dëshpërues, të përshkuar me lëndime të njëpasnjëshme, që e kaloi.

Por, karriera e Pogbas në nivelet e larta të futbollit mund të marrë fund këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat