Shqipëri - Çeki, Veliaj: Të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Futboll

Shqipëri - Çeki, Veliaj: Të gjithë në sheshin “Skënderbej”

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët në shesh për të mbështetur kombëtaren kuqezi.

“12 Tetor – 12 orë Festë.

Të gjithë, në sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi!

Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe pse jo edhe festa e fitores! Hyrja e lirë”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat