Hasani nderon Tiranën përballë Vllaznisë

Futboll

Hasani nderon Tiranën përballë Vllaznisë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:26
Hasani

Tirana fiton në frymën e fundit me rezultatin 0-1 “Klasiken” e Shqipërisë ndaj Vllaznisë, me një gol të shënuar në limitet e ndeshjes së luajtur në “Kukës Arena” nga Florent Hasani. E nis me “këmbën e mbarë” aventurën e tij në krye të kryeqytetasve Julian Ahmataj i cili rikthen pas 2 humbjesh tek fitorja bardheblutë, ndërsa shkodranët nuk fitojnë për të tretën ndeshje.

Pjesa e parë ishte e ekuiliburar me Latifin për shkodranët dhe Hasanin për bardheblutë që “ngacmuan” në disa raste, por nuk patën rezultat.

Në fraksionin e dytë, në të 68-ën, Vllaznia pretendoi për një 11-metërsh, por Jorgji vijoi lojën. Në 10 minuta e fundit, kuqeblutë luajtën me 10 lojtarë, për shkak se Smajli mori kartonin e dytë të verdhë, e rrjedhimisht të kuqin. Edhe pse me një lojtarë më pak, në të 87-ën Balaj ishte i pafat pasi goditi shtyllën, pas goditjes nga një goditje dënimi.

Në të fundit minutë të kohës shtesë, Tirana arriti që të shënonte golin e fitores, me Florent Hasanin, i cili mposhti Mehidrin. Tre pikë për bardheblutë që barazohen me 13 pikëve, duke u renditur për momentin në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Vllaznia në krahun tjetër mbetet në kuotën e 9 pikëve pas 8 javësh, teksa ka fituar vetëm 1 ndeshje në 6 përballjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat