FC Kosova Dusseldorf para sfidës së madhe në Neuss

Futboll

FC Kosova Dusseldorf para sfidës së madhe në Neuss

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 16:53
FC Kosova Dusseldorf

FC Kosova Dusseldorf ka mbushur akumulatorët për sfidën e madhe në udhëtim, ndaj JK Gnadental.

Ballafaqimi do të zhvillohet nesër (15.00) në stadiumin në Neuss.

Kosova kërkon vetëm fitore dhe asgjë tjetër, që të ruajë serinë fantastike të rezultateve në Bezirksliha, ku renditet në vend të tretë me 22 pikë (7 fitore e 1 barazim) por ka një ndeshje me pak se lideri TSV Eller 04 që 24 pikë.    

DjK Gnadental është në vend të pestë me 16 pikë (5 fitore, 1 barazim e 2 humbje).

“Derbi i javës së 8 në kuadër të Bezirksligas merr vend në Neuss këtë të diele ku ekipi ynë përballet kundër ekipit DjK Gnadental i cili ishte cilësuar si një nga favoritet për tu ngritur në Landesliga.

Ne ju ftojmë në përkrahje të djelmoshave tanë që të kthehemi me 3 pikë edhe nga kjo ndeshje mjaftë e rëndësishme për ecurinë në ligë ketë sezon.

Këtë të diele me fillim nga ora 15:00 në adresen Nixhütter Weg 98, 41468 Neuss”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat