Shpërthen dhuna mes tifozëve shqiptarë

Futboll

Shpërthen dhuna mes tifozëve shqiptarë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:37
Pamej nga dhuna

Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, e zhvilluar në “Kukës Arena” u fitua minimalisht nga bardheblutë me golin e Florent Hasanit në minutat shtesë të takimit.

Gjërat nuk kanë shkuar mirë pas ndeshjes, pasi siç shihet në pamjet ekskluzive të siguruara nga “BalkanWeb”, tifozët shkodranë, të irrituar pas humbjes, kanë sulmuar ata të Tiranës, në Reps.

Një kaos i vërtetë i krijuar në rrugë, nuk mungon hedhja e sendeve të forta.

Si nisi gjithçka? 

Në një vend pushimi, pikërisht në Reps, ultrasit shkodranë, pasi zbritën nga autobusi, filluan duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase.

Më pas, situata u acarua, duke kaluar në gjuajtjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat