Pjesa e dytë fatale për Torinon e Vojvodës, Juventusi me tre pikë të mëdha

Futboll

Pjesa e dytë fatale për Torinon e Vojvodës, Juventusi me tre pikë të mëdha

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:50
Pamje nga ndeshja

Juventusi fiton derbin e qytetit, me rezultat 2:0 ndaj Torinos.

“Zopnja e Vjetër” ka luajtur si vendas ndaj Torinos dhe ka shpërthyer me gola në pjesën e dytë.  

Futbollistët Gatti (47') e Milik (62') shënuan për fitoren e Juves.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit në 6 minutat e fundit për Torinon.

Pas javës së tetë në Serie A, Interi kryeson me 19 pikë, pasojnë Milani me 18 (një ndeshje më pak), Juventusi 17, Torino renditet në vend të 12-të me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat