Milan fiton në finish, lider i ri në Serie A

Futboll

Milan fiton në finish, lider i ri në Serie A

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2023 Në ora: 22:45
Pamje nga nxdeshja

Christian Pulisic është kreator i fitores së Milanit. 

Skuadra kuqezi kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Genoa-n.

Një gol për tre pikë dhe për të marrë kreun e tabelës në Serie A.

Futbollisti Christian Pulisic ka realizuar në finish të takimit përkatësisht në minutën e 87-të.

Portieri i Milanit, Maignan, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 90+9.

Në minutën e 90+13, Martinez i Genoa-s përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Pas javës së 8-të, Milani kryeson me 21 pikë, pasojnë Interi 19, Juventusi 17 dhe Genoa është në vend të 15-të me 8 pikë të mbledhura..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat