Vendos rekordin e veçantë

Futboll

Vendos rekordin e veçantë

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:48
Mauro Icardi

Mauro Icardi është bërë po ai i “pamëshirshmi” që ishte për disa vite në Serie A, fillimisht te Sampdoria dhe më pas te Inter.

Këtë gjë e vërtetoi në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Antalyasporit, me sulmuesin argjentinas që gjeti sërish rrugën drejt rrjetës.

“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër.

Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”

Me këtë gol Icardi shkon në kuotën e 30 golave në Superligën turke, duke u bërë lojtari që e ka arritur më shpejt se kushdo këtë statistikë në 16 vitet e fundit.

Siç raportohet nga mediet turke, në fakt, që nga viti 2007-2008 askush nuk ka shënuar 30 gola në më pak ndeshje se Mauro, në 32 ndeshje. Ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të Diagne (33).

Mauro Icardi, 30 gola në 32 ndeshje

Mbaye Diagne, 30 gola në 33 ndeshje

Vagner Love, 30 gola në 35 ndeshje

Bafetimbi Gomis, 30 gola në 36 ndeshje
Papiss Cisse, 30 gola në 43 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat