Hernandez “braktis” skuadrën në sfidën ndaj Juventus

Futboll

Hernandez “braktis” skuadrën në sfidën ndaj Juventus

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:03
Hernandez

Hernandez “braktis” skuadrën në sfidën ndaj Juventus!

Tashmë gjithçka është “vulosur”, Theo Hernandez nuk do të jetë pjesë e “kuqezinjve” të Milan, në sfidën tejet e rëndësishme të javës së 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ndaj “bardhezinjve” të Juventus.

Shumëkush mund të mendojë se është për një arsye serioze, por jo, anësori francez i mbrojtjes u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e mbrëmjes së kësaj të shtune, ndaj Genoa, duke plotësuar numrin e kartonëve të verdhë për pezullimin në ndeshjen pasardhëse.

Zëvendësuesi i Theo Hernandez në të majtë mund të jetë Alessandro Florenzi, i cili gjatë këtij sezoni është përdorur gjithmonë në të djathtë, përveç përballjes Milan-Verona, kur u bë i nevojshëm zëvendësimi i mbrojtësit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat