Fiorentina i jep goditje të rëndë Napolit në “Diego Armando Maradona”

Futboll

Fiorentina i jep goditje të rëndë Napolit në “Diego Armando Maradona”

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Fiorentina ka treguar muskujt në stadiumin "Diego Armando Maradona” në Napoli. 

Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Napolit, në takimin e javës së tetë në Serie A.

Brekalo në minutën e 7-të, Bonaventura në atë të 63-tën dhe Gonzalez në të 90+3, shënuan për fitoren e Fiorentinës.

Futbollisti Osimhen shënoi nga penalltia në fund të pjesës së parë për Napolin.

Fiorentina është në vend të katërt me 17 pikë apo ka 4 më pak se lideri Milani dhe tre më shumë se Napoli në pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat