Chiellini: Do të kthehem në Itali

Futboll

Chiellini: Do të kthehem në Itali

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:26
Chiellini

Prej më shumë se një viti, Giorgio Chiellini aktivizohet në Amerikë me Los Angelos.

Megjithatë, mbrojtësin e ka kapur nostalgjia dhe së fundmi shprehet se do të kthehet shpejt në Itali. 39-vjeçari ka ndërmend që të “varë këpucët në gozhdë” e më pas të rikthehet në vendlindje ndërsa thekson se ende nuk e di të ardhmen, dhe nëse ajo do të lidhet sërish me Juventusin.

“Të them të vërtetën nuk e di nëse në të ardhmen do të kem një rol në klubin e Juventusit. Besoj se deri në verë do të qëndroj në Amerikë, më pas do të rikthehem të jetoj në Torino. Më pas të shohim, nuk mund të parashikoj të ardhmen.

E sigurt është se do të jem në stadium për ndeshjen e dhjetorit mes Juventusit dhe Romës”.

Ndër të tjera, Chiellini flet edhe për Juventusin e Antonio Contes ku edhe ai vetë bënte pjesë. Mbrojtësi theksoi se në atë periudhë bardhezinjtë ishin shumë të fortë psikologjikisht edhe pse përballë kishin një kundërshtar që cilësohej favorit për titullin si Milani.

“Me Conten filluam të besonim te titulli gjatë kampionatit sepse në fillim e nisëm me shumë barazime.

Në janar dhe shkurt kishim shumë vështirësi, por kundërshtarët nuk e mbyllën kampionatin dhe ne kishim forcën për të mos u dëshpëruar.

Në ndeshje të veçanta luanim pas Milanit dhe me diferencë në minus shtatë pikë, por ai Juventus ishte shumë i fortë psikologjikisht. Një skuadër tjetër nuk do ta kishte përballuar atë presion”, u shpreh Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat