Pavard: Te Inter për projektin dhe për yllin e dytë

Futboll

Pavard: Te Inter për projektin dhe për yllin e dytë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 15:23
Pavard

Benjamin Pavard kaloi këtë verë nga Bayern Munich tek Inter në Serie A. Edhe pse francezi ka si kampionat të preferuar Premier League, sërish zgjodhi elitën italiane.

Këtë vendim, Kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 e shpjegoi për “Gazzeta Dello Sport” duke theksuar se Italia është si një “shtëpi” për mbrojtësit ndërsa zbuloi edhe objektivat me Interin.

“Pse zgjodha Serie A kur kampionati im i preferuar është Premier League? E para lidhet me projektin sportiv, te Inter mund të luaj në rolin e preferuar.

Jam një ndjekës i rregullt i Serie A dhe Italia është shtëpia e mbrojtësve, ndaj për mua ishin të gjitha kushtet për t’u transferuar në këtë kampionat.

Objektivat? Jam te Inter sepse dua të ndihmoj skuadrën të fitoj kampionatin dhe të shtoj yllin e dytë në fanellë.

Dua t’iu kthej tifozëve të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë prej ditës së parë. Madje, që para se të firmosja me Interin.

Kam marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe ata e meritojnë një trofe”, u shpreh Pavard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat