Deklaratë e çuditshme! Levy: Mos u habisni nëse shqiptarët ju hedhin domate dhe portokall

Futboll

Deklaratë e çuditshme! Levy: Mos u habisni nëse shqiptarët ju hedhin domate dhe portokall

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:45
Stanislav Levy

Stanislav Levy ka qenë në drejtim të Skënderbeut dhe Flamurtarit në Shqipëri, disa vite më parë, ndërsa tani trajneri çek po jep disa informacione në vendin e tij për t’u njohur më shumë me Shqipërinë.

Disa kujtime nuk janë të bukura dhe ofrojnë panoramën që ne nuk e dëshirojmë, por Levy është “pa doreza” në rrëfimin e tij për “Sportcz”.

"Mund të ndodhë që edhe një domate ose një portokall të fluturojë në fushë, duhet ta heqësh qafe atë.

Një herë më goditën me gur në Shqipëri.

Ne fituam jashtë shtëpisë dhe teksa po jepja intervistë, tifozët vendas nuk duruan dhe më goditën. Kështu e mbylla intervistën dhe u largova", ka thënë Lewy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat