Gliha: Andorra rival tejet i vështirë

Futboll

Gliha: Andorra rival tejet i vështirë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:04
Primoz Gliha

Sfidën e së enjtes kundër Andorras në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha po e konsideron si shumë të vështirë.

Ai ka thënë në konferencë për media se lojtarët e Andorras kanë mentalitet shumë të fortë, por që edhe Kosova është e gatshme për këtë ballafaqim.

Gliha: Jemi gati ta sfidojmë Andorrën

“Nesër ne do të luajmë kundër Andorras, një skuadër që është shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Unë me ekipet që kamë udhëhequr në karrierën time si trajner kam luajtur disa herë me ekipet kombëtare të Andorras dhe gjithnjë kanë qenë ndeshje shumë të vështira, ato janë takime shumë të vështira kundër Andorras për shkak të mentalitetit të fortë që e kanë futbollistët e Andorras dhe kjo është ajo që mund ta na e komplikojë gjërat dhe do të jetë e vështirë për ne, mirëpo duhet të shohim se si do të shkojë takimi nesër dhe ne do të jemi të gatshëm për këtë ndeshje.”, tha Gliha.

Nga ana tjetër, sulmuesi Albion Rrahmani, deklaroi se lojtarët janë gati për të dhënë maksimumin në fushë dhe se synojnë që ta kthehen në Kosovë me pikë të plota nga ky ballafaqim.

Rrahmani: Synojmë tri pikë kundër Andorras

“Nesër na pret në ndeshje që besoj se do të jetë e vështirë, por me maksimumin e të gjithë lojtarëve që do ta japin në fushë, shpresoj që nesër do ta bëjmë më të mirën e mundshme dhe pse të mos i marrim tri pikë që do ta ndihmojnë ekipin në objektivat e saj dhe shpresoj që do të kthehemi aty ku e kemi vendin.”, theksoi Rrahmani.

Andorra dhe Kosova bëjnë pjesë në Grupin I, aty ku mbajnë pozitat e fundit. “Dardanët” kanë katër pikë, kurse Andorra vetëm dy sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat