Maguire: Harrojeni, nuk do e kaloj jetën duke luajtur vetëm njëherë në muaj

Futboll

Maguire: Harrojeni, nuk do e kaloj jetën duke luajtur vetëm njëherë në muaj

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:28
Harry Maguire

Në fillim humbi shiritin e kapitenit, më pas edhe postin e titullarit. Harry Maguire nuk po aktivizohet rregullisht te Manchester United, ndërkohë që kritikat kundër mbrojtësit vijojnë të jenë prezente nga tifozët.

Nga grumbullimi me kombëtaren e Anglisë, 30-vjeçari, i cili në merkaton verore ishte pranë kalimit tek West Ham, thekson se nuk ka ndërmend të luajë vetëm një ndeshje në muaj.

“Nuk kam ndërmend të qëndroj gjatë gjithë jetës duke luajtur njëherë në muaj… Nëse situata nuk ndryshon, atëherë do të ulem të bisedoj me drejtuesit. Nuk e kam unë në dorë nëse luaj apo jo takimin e ardhshëm me United.

Kam besim në aftësitë e mia, dua të luaj dhe të ndihem i rëndësishëm për klubin.

Për momentin nuk kam luajtur aq sa do të kisha dashur. Kjo është e gjitha.

Por duhet të sigurohem që të jem gati për të shfrytëzuar mundësitë që do të më jepen. Përqindja e fitoreve të United me mua në fushë është tepër e lartë.

Nëse kthej kokën pas dhe shikoj 15-20 ndeshjet e mia të fundit me United dhe Anglinë mund të them që jam i kënaqur me performancat e mia”, theksoi Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat