Benzema zbulon arsyet që e shtynë të largohej nga Real Madridi

Futboll

Benzema zbulon arsyet që e shtynë të largohej nga Real Madridi

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 12:57
Benzema

Ish qendërsulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka dhënë një intervistë për “AS”, ku shpjegoi arsyet që e shtynë atë të bënte zgjedhjen për të luajtur për Al-Ittihad.

“Si musliman, kur je në Mekë ndihesh i qetë, është një vend i mrekullueshëm.

Dhe unë jam në paqe. 

Më pritën krahëhapur dhe menjëherë u ndjeva i dashur. Kur filloi projekti i futbollit në Arabinë Saudite, ai u duk i madh në çdo aspekt.

Doja të isha pjesë e tij dhe të ndihmoja futbollin të përparonte. Në këtë vend ka shumë pasion  dhe unë jam i kënaqur me nivelin e lojës.

Jam shumë i befasuar sepse në Evropë nuk shohim shumë ndeshje futbolli nga këtu. 

Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithçka që kam bërë dhe fituar me Real Madridin, por mendoj se për mua ishte një moment i mirë për të provuar një ndryshim të ri në jetën time pas gjithçkaje që kisha fituar tashmë në Madrid”, përfundoi Benzema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat