Kapllani mban rekordin e eliminatoreve për Kombëtaren

Futboll

Kapllani mban rekordin e eliminatoreve për Kombëtaren

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 15:40
Pamje nga një ndeshje

Edmond Kapllani ka debutuar me ekipin kombëtar shqiptar në vitin 2004 dhe kontribuoi deri në vitin 2014.

Sulmuesi që luajtur më së shumti në Gjermani, mban një rekord me fanellën kuqezi.

Kapllani ka arritur që të shënojë brenda një fushate kualifikuese të Europianit 5 gola.

Këtë gjë e ka bërë gjatë eliminatoreve të Europianit 2008, ku ka shënuar 3 herë ndaj Luksemburgut, një herë ndaj Bjellorusisë dhe një ndaj Rumanisë.

Mbetet për të parë nëse do e ruaj edhe këtë vit rekordin ish-sulmuesi, ku më i mundëshmi për ta arritur ose kaluar është Nedim Bajrami, që ka realizuar 3 gola në eliminatoret e tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat