Atmosfera e qetë në prag të Shqipëri - Çeki

Futboll

Atmosfera e qetë në prag të Shqipëri - Çeki

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 18:26
Pamje në Tiranë

Atmosfera e qetë në prag të Shqipëri - Çeki!

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Pak orë para sfidës kanë filluar dhe grumbullimet e tifozëve rreth mitikun “Air Albania”, të cilët ashtu siç pritej janë të qetë në prag të përballjes, e cila pritet të afrojë edhe më shuëm “legjionarët” tanë me një vend në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat