Gjimshiti: I kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua

Futboll

Gjimshiti: I kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 00:05
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti, është një nga liderat e kësaj Kombëtareje.

Kapiteni kuqezi u shndërrua në një mur të vërtetë ndaj Çekisë, duke bërë një paraqitje spektakolare.

“Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar.

Nuk ishte aq e thjeshtë.

Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin.

Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni.

Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu.  

Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol.  Më kishte munguar.

Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, deklaroi Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat