Allegri përgatit mes dyshimeve sfidën ndaj Milan

Futboll

Allegri përgatit mes dyshimeve sfidën ndaj Milan

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:16
Allegri

Trajneri Allegri ka marrë lajmin e mirë se sulmuesi serb Dushan Vllahoviq i është rikthyer stërvitjes me ritëm të plotë dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Milan më 22 tetor.

Sulmuesi nuk luajti në dy takimet e fundit të bardhezinjve si pasojë e një dëmtimi në shpinë.

Nëse nuk do të ketë përsëritje të këtij problemi, ai do të jetë titullar në fushë për skuadrën e Juventus.

Në krah të tij do të jetë Federico Chiesa, që vijon të punojë në Koverciano me kombëtaren, ndërkohë që përgatitet për sfidat e kombëtares në eliminatoret e Euro 2024.

Por një lajm i keq që ka ardhur nga Brazili ka prishur humorin e trajnerit Allegri. Mbrojtësi Danilo ka lënë para kohe fushën, në ndeshjen që Brazili barazoi sot ndaj Venezuelës (1-1). Ai ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë. Ai nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Uruguaj pas pak ditësh.

Juventus synon që lojtari të udhëtojë që sot drejt Italisë, për të vijuar në Torino fazën e rikuperimit, me shpresën se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Milan, por gjithçka mbetet në dyshim. Allegri synon të rikuperojë edhe Alex Sandro, që gjithashtu s’ka luajtur në 4 takimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat