La fushën e lojës me barrelë

Futboll

La fushën e lojës me barrelë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:27
De Laurentiis

Nga Argjentina mbërrijnë konfirmimet mbi interesimin e Napolit për Marcelo Gallardo. Ish-trajneri i River Plate është ndër emrat e monitoruar nga klubi i De Laurentiis pas “jo”-së së Antonio Contes, nëse Garcia vazhdon të jetë jo bindës në stol.

Një tjetër është emri i Tudorit, i mbërthyer pas eksperiencës së tij në Marseille, që përfundoi me vendin e tretë dhe me sigurimin e Champions League.

Lajmi bëhet i ditur nga “Canal 26”, i cili flet për “propozimin e marrë nga Napoli”, por zbulon edhe gjashtë oferta të tjera të refuzuara tashmë nga trajneri 47-vjeçar argjentinas, e ardhmja e të cilit mbetet ende e mbuluar me mister.

Pak muaj më parë Gallardo mahniti drejtpërdrejt drejtorin aktual sportiv të Napolit, Mauro Meluso, gjatë një udhëtimi në Argjentinë, kur ishte ende dhe gati për të shkuar sërish pas përfundimit të përvojës së tij te Spezia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat