Epoka e Modriçit te Reali po shkon drejt fundit, kroati te Inter Miami?

Futboll

Epoka e Modriçit te Reali po shkon drejt fundit, kroati te Inter Miami?

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:32
Modriçi

Epoka e Luka Modriçit te Real Madridi po shkon drejt fundit.

Sipas medieve spanjolle, shkëlqimi i Jude Bellingham në sezonin e tij të parë në fanellën e madrilenëve, duket se po i hap rrugën largimit të Modriçit nga gjiganti spanjoll.

Ish-fituesi i “Topi të Artë”, siç raportohet, do të ndjek rrugën e Lionel Messit në Inter Miam.

“Luka Modriç po bëhet një i dëbuar nga Real Madridi.

Shkëlqimi i Jude Bellingham do të thotë se ka ardhur koha që fituesi i ‘Topit të Artë’ të shkojë në Inter Miami, aty ku luan Lionel Messi”, shkruajnë mediet iberike.

Reprezentuesi kroat është shënjestër i klubit amerikan, madje, transferimi i Modriç tek Inter Miam, mund të ndodh në muajin janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat