Zekiç firmos me kroatët e Osijek

Futboll

Zekiç firmos me kroatët e Osijek

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 14:52
Zekiç - majtas

Që prej 11 tetorit, tekniku kroat Zoran Zekiç nuk është më trajner i “demave të kuq” të Partizanit, me 49-vjeçarin, që do të marrë në ditët në vijim, drejtimin e skuadrës së Osijek, pas vetëm 4-muajsh punë në krye të stolit të Partizanit.

Pas largimit, këtë të premte, tekniku kroat është prezantuar zyrtarisht te skuadra e Osijek, me vetë klubin që i ka njoftuar tifozët mbi vendimin, me anë të një postimi në porfilet zyrtare të klubit në rrjete sociale.

“Zoran Zekiç është trajneri i ri bardhekaltërve!”,- shkruhet në profilin e klubit kroat.

Ndërkaq, kujtojmë se Zekiç vetëm për 5 muaj “demat e kuq” të Partizanit, me këta të fundit përfituan 100 mijë euro për të lënë të lirë trajnerin që ti bashkohej klubit ku u bë i njohur në vendlindjen e tij..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat