Portugalia në Europian, Ronaldo vendos një tjetër rekord

Futboll

Portugalia në Europian, Ronaldo vendos një tjetër rekord

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 09:49
Ronaldo

Portugalia mposhti me shifrat 3-2 Sllovakinë duke siguruar kështu një biletë për në finalet e Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani.

Dy nga tre golat e luzitanëve mbajnë firmën e Cristiano Ronaldos, i cili pavarësisht moshës mbetet një protagonist absolut te përfaqësuesja luzitane.

Duke kontribuar në kualifikimin e kombëtares së tij, CR7 vendosi një tjetër rekord teksa u shndërrua në lojtarin e vetëm që ia del të kualifikohet në gjashtë Europianë.

Megjithatë, forma e tij fizike nuk është tashmë një surprizë me lojtarin e Al Nassr që përveç Euro 2024, synon një rol prej protagonisti edhe në Kupën e Botës të vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat