Seferi pritet si hero në Kumanovë: I lumtur që ju bëra krenarë

Futboll

Seferi pritet si hero në Kumanovë: I lumtur që ju bëra krenarë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 11:10
Pamje nga pritja

Taulant Seferi ishte një ndër protagonistët në ndeshjen ndaj Çekisë ku arriti të realizonte dy gola.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi është pritur mbrëmë në shëshin e Kumanovës, nga familjarë, miq, shokë, fëmijë dhe tifozë.

Open-Tv shkruan se sapo ai ka zbritur nga makina, tifozët kanë nisur ta përqafojnë dhe të bëjnë fotografi të shumta me të në shenjë kujtimi.

Seferi i falënderoi të gjithë që kanë dalë për ta pritur në shesh, duke iu kërkuar falje për vonesën.

“Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra Kumanovën krenare.

Shumicën që kanë dalë sonte po i njoh, janë si familja ime. I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur. Ishte ndjesi fantastike të shënoja, fitore e rëndësishme për Kombëtaren dhe hapi më i madh në këto kualifikuese.

Në dy ndeshjet e radhës shpresoj ta vulosim kualifikimin.

Golat ia dedikoj familjes sime, kumanovarëve, tifozëve në stadium dhe të gjithë atyre që e kanë ndjek lojën përmes televizonit nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Diaspora”, tha Taulant Seferi, i cili ka marrë një ditë pushimi nga trajneri Silvinjo për tu kyhyer sërish në Tiranë për miqësoren kundër Bullgarisë më datë 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat