Sportistja vijon me zbulimet e bujshme, ja kush më telefonoi

Futboll

Sportistja vijon me zbulimet e bujshme, ja kush më telefonoi

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:57
Alisha Lehman

Alisha Lehmann, 24-vjeçarja zvicerane, futbolliste e Aston Villa, shumë e ndjekur në rrjetet sociale (ka 16 milionë ndjekës në Instagram), ka marrë pjesë në podcast-in “It’s All Kicking Off”, në të cilin ka zbuluar emrin e personit më të famshëm që ka kontaktuar me të.

Lehmann, e cila vetëm pak ditë më parë zbuloi një propozim të pazakontë dhe të diskutueshëm, që ka dominuar në të gjitha faqet e para të mediave botërore (mbi 100 mijë euro për të kaluar një natë pasioni me të), është pyetur për personazhin e famshëm më të rëndësishëm që e ka kontaktuar.

Dhe përgjigja ishte: “Drake, e bëri për të më kërkuar një fanellë timen”. Këngëtari kanadez, 36 vjeç, po bën pushime këto kohë për shkak të problemeve shëndetësore.

Propozimi mbi 100 mijë eurosh – Alisha Lehmann, futbollistja ndërkombëtare me Zvicrën dhe ylli mediatik i Aston Villa, ka zbuluar se ka refuzuar më shumë se 104.000 euro për një propozim të pahijshëm, që të kalonte një natë me një personazh të famshëm.

Lojtarja 24-vjeçare, e cila ka më shumë se 15.5 milionë ndjekës vetëm në Instagram, pohoi në podkastin “Dir Tea Talk” se një burrë i famshëm ndërkombëtar i ofroi asaj shumë para në këmbim të seksit gjatë kohës që ishte në SHBA:

“Isha në Miami, vendi im i preferuar dhe takova disa miq në një klub. Mora një mesazh në celular, të cilit nuk iu përgjigja, por i njëjti person ma dërgoi mesazhin edhe përmes truprojës që kujdesej për të. Mesazhet më erdhën nga një person i njohur. Ne ishim takuar më parë në një event.

Në mesazhin e sjellë nga truproja e tij thuhej: Alisha, do të të paguaj 104 mijë euro për të kaluar një natë me ty”.

 Asnjë tundim për futbollisten bukuroshe të Aston Villa: “Përgjigja ime ishte: Në asnjë mënyrë! Dhe vetëm për 104 mijë euro?!”

Alisha Lehmann tha se njeriu i famshëm vazhdoi t’i dërgonte mesazhe dhe pranoi se “gjëja e çmendur është se unë ende e kam mesazhin e tij në telefonin celular. Është pak si marrëzi.

Po sikur mesazhi të jetë nga një futbollist? Nuk mund ta zbuloj emrin e tij. Por është shumë, shumë i njohur ndërkombëtarisht”.

Situata e Alisha Lehmann të kujton atë të aktores Demi Moore në filmin e vitit 1993, “Propozimi i pahijshëm”, në të cilin miliarderi John Gage (Robert Redford) i ofron një milion dollarë Diana Murphy (Demi Moore) për të kaluar një natë me të dhe për t’i zgjidhur problemet financiare.

Douglas Luiz dhe Alisha Lehmann, të dy lojtarë/e të Aston Villa, e ndërprenë lidhjen e tyre në vitin 2022, pas gati një viti si çift.

Në nëntor 2021, Alisha Lehmann publikoi një video në “stories” e saj, në të cilat shfaqej shumë e dashur me Douglas Luiz.

Para se të dilte me Douglas Luiz, bukuroshja zvicerane kishte një lidhje romantike me kolegen e futbollit Ramona Bachmann, një lojtare e njohur e PSG, që ka luajtur për Chelsea dhe Wolfsburg.

Historia e dashurisë së Ramona Bachmann dhe Alisha Lehmann, e cila përfundoi më 7 mars 2021, u bë dokumentar i BBC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat