Goli i sulmuesit amerikan u diskutua shumë

Futboll

Goli i sulmuesit amerikan u diskutua shumë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:21
Christian Pulisic

Christian Pulisic është rikthyer së fundmi për të folur për golin shumë të diskutuar në ndeshjen Genoa-Milan, që u fitua nga “kuqezinjtë” me rezultatin 0-1.

Goli i sulmuesit amerikan u diskutua shumë për një prekje me dorë, por duke folur për këtë episod Pulisic thekson se vendimi i VAR-it ishte i duhuri.

“Kontrolli i VAR-it? Ato situata janë gjithmonë shqetësuese, por sipas mendimit tim ishte vendimi i duhur.

E kontrollova topin me gjoks dhe më rrëshqiti në sqetull, por nuk e godita me krah.

Sipas rregullave nuk është faull. Kur shënova, as që mendoja se mund të kishte ndonjë problem, në fund ishte e drejtë të vërtetoja golin”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat