Fitore me përmbysje, Gjermania “tregon dhëmbët” në miqësore

Futboll

Fitore me përmbysje, Gjermania “tregon dhëmbët” në miqësore

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:08
Gjermania

Gjermania e Julian Nagelsman ka triumfuar me përmbysje 3:1 ndaj SHBA-së, në kryeqytetin e Hartfordit ku legjenda e tenistit gjerman, Boris Beker, fitoi betejën më epike në këtë sport, teksa mposhti pas 6 orësh e 21 minutash rivalin MekEnor në vitin 1987.

Ky mbetet si një nga duelet më të ethshme në tenis dhe epiqendra e Konektikatit ende vazhdon të lërë gjurmë në memorien e gjermanëve. 

Ndërkohë për sa i përket testit miqësor, vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të futbollistit të Milanit, Kristian Pulisiç, i cili në minutën e 27-të, pas asistit të Balogun, gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që “panzerat” gjëtën golin e baraspeshës me Gyndohan në minutën e 39-të.  

Në fragmentin e dytë të lojës kombëtarja e Nagelsman shënoi edhe dy herë të tjera me Fulkrug në minutën e 58-të, ndërkohë që Musiala shënoi golin e tretë në minutën e 61-të, duke vulosur sfidën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat