Bakiu: Shpresoj në rezultat pozitiv dhe të vazhdoj me gola

Futboll

Bakiu: Shpresoj në rezultat pozitiv dhe të vazhdoj me gola

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 23:15
BVK nga Konjare e Mesme e Shkupit

Sulmuesi i BVK nga Konjare e Mesme e Shkupit, Gëzim Bakiu, ka folur para ndeshjes së rëndësishme në stadiumin e fshatit Dobroshane të Kumanovës, kundër GFK Kumanova,

Kjo ndeshje luhet në kuadër të javës së 6-të të Ligës së Tretë-Veri.

Bakiu ka deklaruar se në Kumanovë i pret një ndeshje e vështirë, por është optimsit se do të marrin një rezultat pozitiv.

Ai thotë se shpreson të vazhdoj me shënimin e golave edhe në Kumanovë.

“E dimë se na pret një udhëtim i zorshëm në Kumanovë, por edhe ne kemi ekip cilësore.

Besoj se do të jetë një derbi i madh, ku shpresojmë se do të marrim një rezultat pozitiv.

Shpresoj edhe të shënoj ndonjë gol për të vazhduar me serinë e golave”, deklaroi Bakiu për Open-TV.

Ndeshja GFK Kumanovo-BVK- Konjare do të luhet të dielën me fillim prej orës 15:00.

Në tabelën e klasifikimit të Ligës së Tretë-Veri, BVK renditet në vendin e nëntë me 7 pikë, kurse GFK Kumanovo në pozitën e dytë me 12 pikë. Renditjes i prinë Fortuna nga Hasanbegu me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat