Osimhen shfaq probleme fizike

Futboll

Osimhen shfaq probleme fizike

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:05
Victor Osimhen

Problemet fizike për Victor Osimhen nuk kanë të mbaruar thuajse në çdo rast që grumbullohet me kombëtaren nigeriane.

Sulmuesi i Napolit ishte i grumbulluar me Kombëtaren e tij, kur u detyrua të largohej pas një problem fizik që shfaqi në ndeshen miqësore kundër Arabisë Saudite të premten, një problem që deri më sot nuk ka ende një diagnozë.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, nga ngërçet e thjeshta deri te problemet shqetësuese në kofshë janë shfaqur në orët e fundit, por e vërteta do të jetë e qartë vetëm pasi të komunikohen rezultatet e analizave.

Duket se Kombëtarja nuk i sjell shumë fat nigerianit, i cili u kthye në Itali në vitin 2020 me një dëmtim të rëndë në shpatull që e mbajti jashtë fushës së blertë për disa kohë, ndërsa prilli i kaluar i kushtoi çerekfinalet e Champions League kundër Milanit.

Një “mallkim” për sulmuesin e Napolit, i cili tashmë shpreson se problemi i shfaqur ditët e fundit nuk është shumë i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat