Një brazilian për portën e Interit, kushton 60 milionë euro

Futboll

Një brazilian për portën e Interit, kushton 60 milionë euro

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:59
Bento

“Interi është ëndrra ime”, tha Bento në verë kur emri i tij u lidh me zikaltrit.

Që atëherë portieri brazilian nuk ka dalë kurrë nga radarët e klubit që po e konsideron Benton si përforcimin e radhës duke marrë parasysh edhe moshën e Zomerit.

Sulmi për të siguruar shërbimet e 24- vjeçarit të Atletiko Paranenses pritet në verë, edhe pse kërkesat e klubit brazilian janë të larta.

Në kontratën e portierit që skadon në dhjetor 2026, është përfshirë një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh, një shumë e papërballueshme për zikaltrit, por që nisur nga vullneti i Bentos dhe nga premtimi i mundshëm i klubit për ta lënë të lirë të bëjë kapërcimin në futbollin elitar, mund të lehtësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat