​Tronditet futbolli spanjoll, 18 vjeçari gjendet i vdekur në vagonat e trenit

Futboll

​Tronditet futbolli spanjoll, 18 vjeçari gjendet i vdekur në vagonat e trenit

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 15:43
Alvaro Prieto

Futbolli spanjoll ka pësuar një tronditje të madhe pas vdekjes së 18-vjeçarit Alvaro Prieto, një lojtar i ri i Kordobës.

Futbollisti, i cili u zhduk të enjten e 12 tetorit pasi mori pjesë në një festë në Sevilje, u gjet i pajetë në stacionin Santa Justa. Sipas asaj që rezultoi, trupi i 18-vjeçarit u gjet mes dy vagonave të një treni që ishte jashtë funksionit që prej muajit gusht dhe po kryente sot një test funksionimi pa pasagjerë.

Vetë skuadra e Cordobas njoftoi vdekjen e lojtarit dhe shprehu ngushëllimet për familjen e të riut.

"Ngushëllimet tona më të thella për familjen, ata kanë mbështetjen tonë të pakushtëzuar. Faleminderit që jeni pranë nesh në këtë moment të vështirë", thuhet në njoftimin e klubit.

Trupi i pajetë i lojtarit është vënë re nga një reporter i televizionit “Espanola” i cili po realizonte një raport për zhdukjen e 18-vjeçarit. Në mes të vagonëve u vunë re këmbët e lojtarit dhe nga aty u ngrit alarmi.

Prieto, mësohet se kishte veshur ende pantallona dhe këmishë jeshile me të cilën ishte parë për herë të fundit më 12 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat