Gjermania, barazim me Meksikën

Futboll

Gjermania, barazim me Meksikën

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 13:11
Gjermania

Gjermania e drejtuar nga trajneri i ri Julian Nagelsman ka barazuar ndaj Meksikës, 2-2, në një miqësore të zhvilluar në Filadelfia.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me orën e Tiranës, ndërsa është luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje ku Gjermania, si vendi organizator i Kampionatit Europian 2024, tashmë dhe e kualifikuara e parë, ka përfituar për të zhvilluar këtë mini-turne amerikan.

Kjo dhe për ta lidhur më shumë skuadrën me Nagelsmanin dhe me skemat e tij.

Në fakt pas fitores bindëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 3-1 të shtunën e kaluar në Hartford Konektikat, të gjithë prisnin një tjetër sukses nga gjermanët. Por të besuarit e Nagelsman kanë qenë të detyruar që të pranojnë këtë barazim 2-2 me Meksikën. Kjo ishte ndeshja e tretë pa humbje për Gjermaninë, e fundit më 9 shtator 1-4 ndaj Japonisë, e cila solli dhe shkarkimin e Hansi Flik.

Rudiger ka hapur serinë e golave në të 25’. Niklas Fulkyrg, sulmuesi i Borusia Dortmund, i cili zëvendësoi Tomas Myler, ka shfrytëzuar një top të goditur me kokë nga Fritz e të kthyer nga Oçoa për ta çuar më pas në rrjetë. Gjermanët kanë treguar përsëri një mbrojtje të thyeshme duke pësuar dy gola.

Në të 37’ meksikanët kanë shënuar me Uriel Antuna dhe pas pushimit, Erik Sançes ka mundur Niklas Syle në një duel ajror për ta dërguar topin me kokë në rrjetë.

Në përfundim 2-2, ndërsa Gjermania do të vijojë me miqësore deri në startin e Kampionatit Europian 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat