Tronditet sërish Barcelona

Futboll

Tronditet sërish Barcelona

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 14:10
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është akuzuar nga gjyqtari i çështjes “Negreira” për ryshfete, korrupsion sportiv, administrim i padrejtë dhe falsifikime të dokumenteve tregtare.

Ai ka qenë president i katalanasve në periudhën 2003-2010, duke u përfshirë në skandalin me blerjen e arbitrave, në mënyrë që të favorizonin Barcelonën.

Përveç Laportës janë të akuzuar dhe disa zyrtarë të tjerë, me njërin prej tyre që është paraardhësi i presidentit, Hosep Maria Bartomeu.

Po kështu, gjyqtari mbështetet në një vendim të Gjykatës së Lartë për të mbrojtur se krimi i ryshfetit të vazhdueshëm i atribuohet presidentëve të ndryshëm që pasuan njëri-tjetrin në Barça, pasi, sipas mendimit të tij, pala “paguese” është gjithmonë e njëjta, F.C. Barcelona.

Në urdhrin e tij, gjyqtari Agirre thotë se pagesat për Enrikez “prodhuan efektet e arbitrazhit të dëshiruar nga FC Barcelona, ​​në mënyrë të tillë që duhet të ketë pasur pabarazi në trajtimin me ekipet e tjera dhe korrupsionin sistematik pasues në arbitrazhin spanjoll në tërësi. , që nuk do të thotë se secili nga gjyqtarët ishte i korruptuar, por një grup prej tyre ishin të korruptuar.”

Gjithashtu është vlerësuar se afati 10-vjeçar i parashkrimit nuk ka skaduar pasi këmbëngulin se duhet të llogaritet nga data 17 korrik 2018 e në vazhdim – data kur është kryer krimi i fundit i pretenduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat