Cannavaro: Nuk do të doja që aventura te Benevento

Futboll

Cannavaro: Nuk do të doja që aventura te Benevento

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:10
Cannavaro

Eksperienca e fundit me Beneventon dhe pritja për ofertën e duhur. Fabio Cannavaro po synon lart me karrierën e tij si trajner. Ai iu afrua Serie A dhe shpreson të kthehet së shpejti në ndonjë stol.

E filloi trajningun në Kinë dhe ëndërron të kthehet në shtëpi, në stolin e Napolit.

Kjo është ambicia, ëndrra e tij: “Ishte një moment kur mund të merrja drejtimin e një skuadre në Serie A. Kur u largua Prandelli (mars 2021) m’u ofrua mundësija të drejtoja Fiorentinën.

Në atë periudhë isha trajner i Guangzhou, kisha një klauzolë prej 50 milionë euroshe.

Pra, nuk kishte asnjë mënyrë për të gjetur një zgjidhje. Gjithashtu pata mundësinë të shkoja tek Inter Miami. Kisha folur tashmë me Beckham, por asgjë nuk u bë për këtë klauzolë”.

Pas triumfeve me Guangzhou, në Kinë, ambientimi me Italinë nuk ishte i lehtë për Cannavaro.

Sezoni i tij i parë dhe i vetëm, i cili përfundoi me rënie nga kategoria, ndikoi në gjykimet ndaj tij ndoshta më shumë seç duhej:

“Nuk do të doja që aventura te Benevento të bëhej gur për karrierën time, sepse më pas shoh shumë trajnerë që kanë dështuar dhe vazhdojnë të trajnojnë. Mendoj për Benitez, Pellegrini, Schmidt…

Të gjithë kemi qenë në Kinë, ata bënë keq atje, ndërsa unë bëra mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat