Bellingham: E dua lirinë që më ka dhënë Ancelotti

Futboll

Bellingham: E dua lirinë që më ka dhënë Ancelotti

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:16
Bellingham

Jude Bellingham ka thënë se Real Madrid e ka përmisuar shumë si lojtar.

Mesfushori anglez po shijon një sezon të parë fantastik te Reali, ku deri më tani është përfshirë në 13 gola. Bellingham tha se mentaliteti i lojtarëve që ka te “Los Blancos” e ka çuar atë në një nivel tjetër.

“Të jesh pjesë e Real Madrid më ka përmirësuar mua si lojtar, 100% e sigurt. Të jesh përreth këtij mentaliteti dhe kualiteti të lojtarëve çdo ditë, të çon në një nivel më të lartë psikologjikisht, fizikisht dhe teknikisht.

Unë gjithashtu e dua lirinë që po më jep Ancelotti”, tha Bellingham.

Në 10 ndeshje të luajtura këtë sezon me fanellën e bardhë, Bellingham ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 3 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat