Një gjerman njofton se është bërë drejtor teknik dhe sekretar gjeneral në detyrë i federatës, FFK asnjë njoftim

Futboll

Një gjerman njofton se është bërë drejtor teknik dhe sekretar gjeneral në detyrë i federatës, FFK asnjë njoftim

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:28
Logo e FFK-sl

Gjermani, Markus Weidner duket se ka marrë pozita të rëndësishme në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Në profilin e tij në LinkedIn, ai ka vendosur në biografinë e tij se që dy muaj ka filluar të punojë si drejtor teknik dhe sekretar gjeneral në detyrë i FFK-së.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit e Kosovës nuk e ka bërë asnjë njoftim.

Në media është raportuar se ka ardhur një drejtor teknik në FFK, ndërsa Weidner e ka bërë të ditur se ka marrë dy poste të rëndësishme.

Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka njoftuar ende për asnjërën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat