Skandali se*sual, arrestohet trajneri i kombëtares

Futboll

Skandali se*sual, arrestohet trajneri i kombëtares

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:21
Foto llustrim

Përfundoi në skandal pjesëmarrja e kombëtares së femrave të Zimbabve, në turneun e CoSAFA Cup.

Trajneri Shadrek Mlauzi dyshohet se i ka bërë propozime të pahijshme njërës prej femrave organizatore, madje ka tentuar ta puthë atë edhe pa pëlqimin e saj, teksa së fundmi është arrestuar nga policia.  

Britanikja “The Guardian”, duke përshkruar historikun e rastit, raportoi se trajneri dyshohet se e ka ftuar gruan në dhomën e tij të hotelit të shtunën, më 26 shtator, e ka kapur nga krahët me gjithë forcën e tij dhe ka tentuar ta puthë pa pëlqimin e saj. Përmes Whats App-it, ai dyshohet se i ka kërkuar asaj masazh trupi dhe intimitet seksual.  

Megjithatë, më 4 tetor, ai dyshohet se e ftoi gruan përsëri në dhomën e tij për t’i kërkuar asaj një masazh. 

Përveç kësaj, ai dyshohet se i ka kapur të pasmet dhe e ngacmoi pas fitores së ekipit të tij ndaj Lesotos, në ndeshjen hapëse të turneut COSAFA. Më pas gruaja vendosi ta raportonte çështjen tek oficeri i sigurisë së ngjarjes. 

Mlauzi doli në gjykatë të martën për një rast në të cilin ai akuzohet për sulm të pahijshëm. Personi në fjalë nuk ka komentuar aktet për të cilat akuzohej. “The Guardian” gjithashtu raportoi se Federata e Futbollit të Zimbabve ka dëgjuar për situatën dhe është duke kryer hetimin e saj për këtë çështje. “I rikujtojmë publikut se kjo është një temë e ndjeshme dhe nuk duhet të ndërmerren hapa të pabazuar që mund të rrezikojnë procedurën”, tha federata. Pritet vendimi i gjykatës, teksa trajneri rrezikon burgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat