Drejtuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Kevin Kampl

Futboll

Drejtuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Kevin Kampl

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:33
Granit XhakaLeipzigu

Rinovim në klubin e Leipzigut.

Drejtuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Kevin Kampl për të vijuar bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.

Mesfushori slloven (28 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren ballkanike) ka firmosur kontratën e re me klubin që garon në Bundesliga.

33-vjeçari luan me Leipzigun prej vitit 2017, kur u transferua nga Bayer Leverkusen për shumën 20 mln euro.

“Ky është klubi im, unë dhe familja ime ndihemi si në shtëpi në këtë qytet. Më pëlqen shumë të jem këtu”, deklaroi Kampl.

Mesfushori ka shënuar një gol gjatë këtij sezoni në kampionatin gjerman, teksa ka dhuruar edhe një asist në duelet e Champions League.

Leipzigu renditet përkohësisht në vendin e gjashtë me 14 pikë në Bundesliga, duke qenë 5 pikë larg Leverkusenit kryesues.

Skuadra e Marco Rose është pjesë e grupit G në Champions. Bashkë me Manchester City, Young Boys dhe Crvena Zvezda. Dhe pas dy ndeshjeve të para numëron 3 pikë,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat